• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një firmë e dyshimtë ruse është përpjekur të hyjë në tender për furnizim të pajisjeve specifike në Ministrinë e Mbrojtjes

Një firmë e dyshimtë ruse është përpjekur të hyjë në tender për furnizim të pajisjeve specifike në Ministrinë e Mbrojtjes

Shkup, 11 mars 2024 (MIA) - Një kompani e dyshimtë me kapital rus ka tentuar të hyjë në tender për blerjen e pajisjeve specifike në Ministrinë e Mbrojtjes, bëri të ditur Ministria në konferencën e sotme për shtyp ku ishte e pranishme ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

U theksua se kompania është e regjistruar në një vend-anëtar të BE-së me qëllim që të paraqitet si relevante në treg, megjithatë në procedurën edhe para se të bëhej kontrolli i sigurisë, shërbimet inteligjente të vendit lajmëruan se bëhet fjalë për një kompani ruse të dyshimtë. 

"Kjo ishte tregues, sepse faza e parë që kaloi, oferta e kësaj kompanie ishte pothuajse e njëjtë me dy kompanitë e tjera, kështu që nuk ndryshonte shumë, ndoshta për disa qindra mijë euro, por në fazën e dytë u ulën jashtëzakonisht shumë, pothuajse 50 për qind vlerë më të lirë dhe kjo e vërteton dyshimin tonë se duan ta marrin me çdo çmim", theksoi Petrovska.

Sipas Kodit penal, Petrovska thotë se nuk ka bazë për krim, por mbrojtja e sigurisë së shtetit duhet të ngrihet në një nivel më të lartë.

"Jemi duke bërë disa analiza, me siguri Ligji për prokurim publik ndoshta do të duhet të ndryshohet, sepse në ligjin e përgjithshëm, përveç ligjit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, thuhet se fiton çmimi më i ulët. Ne nuk mund ta lejojmë këtë, edhe kur blejmë ushqim për ushtrinë nuk mund të përballojmë çmimin më të ulët, sepse duhet t'i kushtojmë vëmendje cilësisë, sepse ne blejmë tekstualisht gjithçka", thotë Petrovska. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR