• e diel, 22 dhjetor 2024

Një fenomen i rrallë i motit mbi Tampa, Floridë, i shkaktuar nga uragani

Një fenomen i rrallë i motit mbi Tampa, Floridë, i shkaktuar nga uragani

Uashington, 30 gusht 2023 (MIA) - Mbi Tampa, Floridë, Uragani Idalia shkaktoi një fenomen të rrallë natyror. Video në rrjetet sociale, të bëra nga një aeroplan ushtarak amerikan gjatë evakuimit, tregon një shkarkim kolorit të elektrcitetit atmosferik.

I njohur edhe si "zjarri i Sejnt Elmos", "ose zjarri i shtrigave", ekspertët thonë se ky fenomen atmosferik krijohet kur një fushë elektrike atmosferike krijon një plazmë të ndriçuar. Meteorologët pohojnë se kjo zbrazje nuk është aq e rrezikshme sa vetëtimat e njohura.

 

Uragani arriti mëngjesin e sotëm në brigjet e Floridës veriore në rajonin e njohur si Kthesa e Madhe, ku gadishulli lidhet me kontinentin, për fat të mirë një nga pjesët më të banuara të shtetit.

Ndërkohë, gjendje të jashtëzakonshme janë shpallur në shtetet Xhorxhia dhe Karolina e Jugut, ku stuhia pritet të dobësohet, por ende konsiderohet uragan. Era dhe shiu i madh janë aktualisht në Tallahasi, Florida, qendra më e madhe e banuar në rrugën e Idalisë, përmbytje ka në Steinhaçi, me vërshimin e lumit me të njëjtin emër. Kategoria e tretë u ndje në vende përgjatë Kthesës së Madhe, si Horseshu dhe Kiton Biç, ku pranë atyre brigjeve arriti "syri" i uraganit. Ekspertët thonë se kur shfaqet “syri” i një uragani, do të thotë se ai është i gjallë, merr frymë dhe se vijon një stuhi e tmerrshme. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR