Një fëmijë katërvjeçar nga Strumica në gjendje të rëndë pas një sulmi fizik
- Një fëmijë katërvjeçar nga Strumica në gjendje të rëndë shëndetësore pas një sulmi fizik, dje është sjellë në Kompleksin e klinikave "Nëna Terezë" në Shkup, informojnë pasdite nga Ministria e Punëve të Brendshme.
- Post By Melahat Baftija
- 17:09, 18 janar, 2024
Shkup, 18 janar 2024 (MIA) - Një fëmijë katërvjeçar nga Strumica në gjendje të rëndë shëndetësore pas një sulmi fizik, dje është sjellë në Kompleksin e klinikave "Nëna Terezë" në Shkup, informojnë pasdite nga Ministria e Punëve të Brendshme.
"Në orën 02.30 dje në SPB Strumicë është denoncuar se në Spitalin e përgjithshëm të Strumicës në orën 00:58, është sjellë në gjendje të rëndë shëndetësore një fëmijë katërvjeçar. Ai është dërguar në Kompleksin e klinikave "Nëna Terezë" në Shkup, ku nga një mjek është konstatuar se fëmija është sulmuar fizikisht", sqarojnë nga MPB-ja.
Për ngjarjen është informuar një inspektor i delikuencës fëmijërore nga Sektori për punë kriminalistike pranë NJPB Qendër dhe Bit Pazar. Pas zbardhjes së plotë dhe dokumemntimit të rastit, do të pasojë një parashtresë adekuate. mb/
Foto: MIA