• e hënë, 16 dhjetor 2024

Një e treta e zjarreve të djeshme kanë qenë në deponi të egra, një zjarr aktiv në rajonin e Velesit

Një e treta e zjarreve të djeshme kanë qenë në deponi të egra, një zjarr aktiv në rajonin e Velesit

Shkup, 10 korrik 2024 (MIA) - Një zjarr është aktiv mëngjesin e sotëm midis fshatrave Otishino dhe Orizare të komunës së Velesit ku digjet bimësi e ulët. Zjarrfikësit nga Velesi dje kanë intervenuar me tre automjete dhe 11 zjarrfikës, ndërsa në mëngjes, sipas informacioneve nga Qendra për Menaxhim me Kriza do të vazhdojnë të veprojnë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar gjithsej 13 zjarre në ambient të hapur prej të cilëve një e treta kanë qenë në gatishmëri për shuarjen e deponive.

"Zakonisht ato deponi të paligjshme janë pranë vendbanimeve dhe përveç se zjarri mund të përhapet prej tyre, deponitë e paligjshme të djegura dhe mbeturinat ndotin ajrin e ambientit, veçanërisht në qytetet ku ajri tashmë është i ndotur. Shembuj të tillë kemi në shumë vende, ndërsa shembulli i djeshëm, nga mbrëmë, është problemi kronik me djegien e deponisë së paligjshme "Vardarishte" në komunën e Gazi Babës, ku me të drejtë qytetarët që gravitojnë në atë rajon të Shkupit. reagojnë se i vihet zjarri shumë shpesh dhe përveç që është rrezik zjarri në mjedis jetësor, ndot edhe ajrin në luginën e Shkupit. QMK-ja, përveç njoftimit të rregullt të shërbimeve dhe institucioneve kompetente, apelon qytetarët që të mos djegin mbetje dhe mbeturina në këtë mot të nxehtë dhe bimësi të thatë në natyrë", thuhet në informacionin e mëngjesit nga QMK-ja.

Dje është djegur deponia e paligjshme "Vardarishte", pasi një erë e rëndë dhe e pakëndshme po përhapej në lagjet të cilët gravitojnë në atë pjesë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR