Një e mitur është goditur nga një automjet në bulevardin “Serbia”, është dërguar në spital
- Një vajzë e mitur është goditur sonte nga një automjet në bulevardin "Serbia", te stacioni i benzinës "Llukoill", në Komunën Aerodrom.
- Post By Fami Bajrami
- 19:47, 7 dhjetor, 2023

Shkup, 7 dhjetor 2023(MIA) - Një vajzë e mitur është goditur sonte nga një automjet në bulevardin "Serbia", te stacioni i benzinës "Llukoill", në Komunën Aerodrom.
Vajza është dërguar në spital, ndërsa ekipe të MPB-së po kryejnë hetim në vendin e fatkeqësisë.
Nga MPB-ja për MIA-n thanë se ekspertiza ende nuk ka përfunduar dhe se informacione shtesë do të ketë pas përfundimit të saj. ss/bsh/
Foto: arkivi MIA-s