Një dron ukrainas shkaktoi zjarr në një rafineri në qytetin rus Volgograd
- Sulmi i mesnatës nga një dron ukrainas shkaktoi zjarr në një rafineri nafte në qytetin rus Volgograd, në jug të Rusisë, deklaroi sot guvernatori i rajonit të Volgogradit, Andrej Boçarov. cituar nga mediat britanike.
- Post By Lindita Sulejmani
- 11:31, 12 maj, 2024
Moskë, 12 maj 2024 (MIA) - Sulmi i mesnatës nga një dron ukrainas shkaktoi zjarr në një rafineri nafte në qytetin rus Volgograd, në jug të Rusisë, deklaroi sot guvernatori i rajonit të Volgogradit, Andrej Boçarov. cituar nga mediat britanike.
Sipas tij, zjarri është shuar shpejt, ndërsa incidenti ka kaluar pa viktima.
"Si rezultat i një sulmi me dron me detonim pasues, një zjarr shpërtheu në territorin e rafinerisë së Volgogradit. Zjarrfikësit e kanë shuar menjëherë zjarrin. Nuk k viktima, ka shkruar Boçarov në Telegram, cituar nga mediat ruse. ls/
Foto: Piksabej