• e martë, 24 dhjetor 2024

Një djalë ka humbur jetën pasi ka rënë nga oxhaku nga një objekt i braktisur

Një djalë ka humbur jetën pasi ka rënë nga oxhaku nga një objekt i braktisur

Shkup, 16 korrik 2024 (MIA) - Një banor 25-vjeçar i Kriva Pallankës ndërroi jetë dje si pasojë e rënies nga oxhaku i një objekti të braktisur, njoftuan sot nga MPB. 

"Më 15.07.2024 në orën 11.54 në Stacionin e Policisë Kriva Pallankë, nga Ndihma Mjekësore Urgjente Kriva Pallankë ishte raportuar se te ata ishte sjellë një i vdekur R.M. (25) nga Kriva Pallanka. Sipas dëshmitarëve të rastit, rreth orës 11.30 R.M. ishte vërejtur se si qëndron në oxhakun e një objekti të braktisur në rrugën 'Edinstvo', prej ku ka rënë, ndërsa pas tij ka rënë edhe konstruksioni i betonit i oxhakut, pas çka menjëherë kishin thirrë Ndihmën Mjekësore Urgjente", bëjnë të ditur nga MPB. 

Mjeku ka konstatur vdekjen, mbikëqyrje ishte kryer nga ekipi i DPB Kriva Pallankë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit i është dorëzuar familjes. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR