• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një djalë dhe një vajzë të moshës 18 dhe 16 vjeçare filluan ta pranojnë "trikaftën"

Një djalë dhe një vajzë të moshës 18 dhe 16 vjeçare filluan ta pranojnë

Shkup, 3 janar 2024 (MIA) - Një i ri i moshës 18 vjeçare dhe një vajzë 16 vjeçe janë pacientët më të ri me fibrozë cistike të cilët sot filluan ta pranojnë terapinë e njohur në opinion si "trikafta", konfirmoi për MIA-n drejtoresha e Klinikës për fëmijë në Shkup, Valentina Cvejoska Çollakovska.

"Në fund të vitit 2023 filloi trajtimi me terapinë modulare tek dy pacientët me fibrozë cistike, përveç dymbëdhjetë pacientëve të cilët e pranuan terapinë prej atëherë. Sot vazhduam me trajtimin edhe të dy pacientëve, ndërsa për këtë javë në plan është që të përfshijmë edhe dy persona. Të gjithë këto pacientë janë në grupin e parë të personave me fibrozë cistike sipas peshës së sëmundjes, sipas një vlerësimi nga formimi i grupit të punës nga Ministria e Shëndetësisë. Një nga pacientet veçmë ka vazhduar trajtimin në kushte shtëpiake. Pacientët të cilët figurojnë në Klinikën e pulmologjisë do të përfshihen sipas planit të konsiliumit të kësaj klinike", sqaron ajo për MIA-n.

Doc.dr Cvejoska Çollakovska tha se kemi gjithsej 55 pacientë me fibrozë cistike të moshës mbi 12 vjeç, të cilët duhet të jenë nën terapi dhe të cilët do të jenë të përfshirë gradualisht gjatë këtij viti, sipas peshës së sëmundjes.

"Ilaçi "trikafta" është i sigurt, miratuar nga Agjencia evropiane e mjekësisë. Efekti nga terapia është i shpejtë, domethënës dhe i qëndrueshëm", theksojnë nga ministria dikasteriale. rq/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR