• e premte, 17 janar 2025

Një djalë është goditur nga rryma në hekurudhën në territorin e Kisella Vodës

Një djalë është goditur nga rryma në hekurudhën në territorin e Kisella Vodës

Shkup, 16 janar 2025 (MIA) - Në hekurudhën në territorin e Kisella Vodës sot një djalë nga Vollkova, i cili ka hipur në një vagon cisternë, është goditur nga rryma.

Siç konfirmoi MPB-ja për MIA-n, cisterna është djegur, ndërsa i lënduari me automjet të ambulancës është transportuar në Qendrën urgjente.

Bëhet fjalë për një 17-vjeçar, ndërsa ngjarja ka ndodhur në orën 14:55, njoftoi MPB-ja. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR