• e premte, 05 dhjetor 2025

Një dibran privohet nga liria për shkak të posedimit të armëve dhe municionit

Një dibran privohet nga liria për shkak të posedimit të armëve dhe municionit

Dibër, 1 maj 2025 (MIA) - Nëpunës policorë të Departamentit për Punë të Brendshme privuan nga liria një banor të Dibrës, pasi te ata kishin gjetur armë dhe municion. 

"Dje në orën 16 është privuar nga liria S.T. (39) nga Dibra. Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, nëpunësit policorë gjetën dhe sekuestruan një pistoletë 'Pietro Beretta' me kalibër 7,65 milimetra, një karikator me 10 fishekë 7,65 mm dhe 46 fishekë të tjerë pistolete, pa asnjë dokumentacion", njoftoi Stefan Dimovski, zëdhënës i Sektorit për Punë të BRendshme - Ohër. 

Sipas tij pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. fc/

Foto: MIA

 



QËNDRONI TË LIDHUR