• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një delegacion shtetëror dhe kishtar në Jerusalem në ndërmarrjen e Zjarrit të shejtë në Bazilikën e Varrit të shejtë

Një delegacion shtetëror dhe kishtar në Jerusalem në ndërmarrjen e Zjarrit të shejtë në Bazilikën e Varrit të shejtë
Shkup, 14 prill 2023 (MIA) - Një delegacion shtetëror dhe kishtar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në përbërje të të cilit janë ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, drejtori i Komisionit shtetëror për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, Darijan Sotirovski, si dhe shefi i delegacionit të Kishës ortodokse maqedonase - Mitropoliti i Tetovës dhe Gostivarit, Josif Todorovski, nesër do të marrin pjesë në ceremoninë "Ndërmarrja e zjarrit të shejtë në Jerusalem" në Bazilikën e Varrit të shejtë në Qytetin e vjetër të Jerusalemit, Shteti Izrael.
Ceremonia solemne e arritjes së delegacionit shtetëror dhe kishtar dhe dorëzimi i Zjarrit të shejtë në aeroportin në Shkup, siç kumtuan nga pres shërbimi i Qeverisë, është paraparë për nesër në mbrëmje, në ora 20:00, me transmetin të drejtpërdrejtë në RTM. bsh/
Foto: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
 

QËNDRONI TË LIDHUR