• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një delegacion qeveritar me rastin e festës së Republikës - Ilinden vendosi lule në tre memorialet në Smilevë

Një delegacion qeveritar me rastin e festës së Republikës - Ilinden vendosi lule në tre memorialet në Smilevë

Shkup, 2 gusht 2023 (MIA) - Me vendosjen e luleve në mogilën e Dame Gruevit, në Monumentin e Smilevasve dhe në pllakën përkujtimore të çetës partizane Smilev, në fshatin Demirhisar të Smilevës, delegacioni qeveritar në përbërje të Zëvendësministrit të Financave Filip Nikolovski dhe koordinatorit nacional për ndërkulturalizëm, një shoqëri, zhvillim kulturor dhe bashkëpunim ndërinstitucional, Robert Alagjozovski, bënë homazhe për njerëzit e Smilevës dhe partizanët, lufta vetëmohuese e të cilëve është thurur në themelet e shtetësisë sonë.

Nderimet më të larta shtetërore, siç thuhet në kumtesën e shërbimit për shtyp të qeverisë, janë pasqyrim i kujtimit të Kongresit të Smilevës, në të cilin u mor vendimi përfundimtar për organizimin dhe ngritjen e kryengritjes kombëtare në të gjithë territorin e Maqedonisë në atë kohë. 

Me vendosjen e luleve në tri memorialet në Smilevë, me vizitë në muzeun përkujtimor të Kongresit të Smilevës dhe me një program të përshtatshëm kulturo-artistik, qytetarët dhe kryesia shtetërore sot nën moton “120 vjet Ilinden – Vatra e atdheut" festojnë festën e madhe kombëtare - Ditën e Republikës 2 gusht dhe Ilindenin. ls/

Foto: Qeveria e RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR