• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Një delegacion i UEFA-s për kontroll në stadiumin e KF Shkupit në Çair

Një delegacion i UEFA-s për kontroll në stadiumin e KF Shkupit në Çair
Shkup, 27 prill 2022 (MIA) – Për më pak se një javë, KF Shkupi e siguroi titullin e kampionit në Ligën e parë të Maqedonisë së Veriut, një delegacion i UEFA-s sot ishte për vizitë në stadiumin e klubit në Çair. Siç u kumtua, rast për vizitën e delegacionit të UEFA-s, të udhëhequr nga Danillo Fillaçone, ishte të konfirmohet nëse stadiumi në Çair i plotëson kriteret e UEFA-s për të luajtur ndeshjet në kualifikimet për plasman në Ligën e kampionëve. Shkupi të dielën në katër xhiro deri në fund të sezonit e siguroi titullin e kampionit dhe në qershor do të luajë në xhiron e parë kualifikuese në Ligën e kampionëve, ndërsa në rast të eliminimit paraqitjet do t’i vazhdojë në xhiron e dytë kualifikuese në Ligën e konferencave. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR