• e premte, 05 dhjetor 2025

Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Turqisë për vizitë në vend, do të bëhet edhe hapje solemne e sallës për mbajtje të mbledhjeve dhe prezantim i pajisesjeve të reja

Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Turqisë për vizitë në vend, do të bëhet edhe hapje solemne e sallës për mbajtje të mbledhjeve dhe prezantim i pajisesjeve të reja

Shkup, 29 shtator 2025 (MIA) – Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë, i kryesuar nga kryetari Kadir Ozkaja, sot do të realizojë vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe takim dypalësh me kryetarin Darko Kostadinovski dhe gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese të shtetit. 

Siç informojnë nga Gjykata Kushtetuese, në kuadër të vizitës, do të bëhet hapje solemne e sallës për mbajtjen e mbledhjeve, ku do të prezantohet pajisje e re për digjitalizim të Gjykatës Kushtetuese, e siguruar me mbështetje të Agjencisë Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim (TIKA). 

“Qëllimi i kësaj pajisjeje teknologjike është të promovojë digjitalizimin dhe të sigurojë punë më efikase dhe transparente të Gjykatës. Si pjesë e takimit, është planifikuar të mbahet konferencë me temat e mëposhtme: Propozim -Statuti që do të jetë objekt shqyrtimi dhe miratimi gjatë Takimit të Tretë Vjetor të Forumit të Gjykatave Kushtetuese nga Ballkani, i cili do të mbahet nga 13 deri më 16 nëntor 2025; ndarja e praktikës dhe përvojave të dy gjykatave kushtetuese mbi temat e kontrollit gjyqësor kushtetues përmes mekanizmit të ankimit kushtetues”, bëhet e ditur në kumtesë.

Shtohet se vizita do të përfshijë edhe takim pune me kryetarin Kuvendit të  Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

“Përveç agjendës zyrtare, delegacioni do të marrë pjesë edhe në një program shoqëror, i cili përfshin vizitë në Qendrën Memoriale ‘Koxhaxhik’ dhe shtëpinë përkujtimore të Ali Rizait, babait të Mustafa Kemal Ataturkut, si dhe në vendet kulturore dhe historike: Çarshinë e Vjetër të Shkupit, Xhaminë e Pashës në Tetovë, Xhaminë e Ali Pashës në Ohër dhe qytetin antik Heraklea Linkestis në Manastir” potencojnë nga Gjykata Kushtetuese.

Nga aty shtojnë se Gjykata Kushtetuese në vend fillon procesin e digjitalizimit komplet. 

Siç është bërë e ditur, sistemet e reja mundësojnë: takime hibride me pajisje të integruar audio dhe video – një pjesë e pjesëmarrësve të pranishëm në sallë, ndërsa një pjesë onllajn. fc/

Foto: Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR