• e hënë, 30 dhjetor 2024

Një burrë shtatëdhjetë vjeçar është nën hetim për akte seksuale ndaj një fëmije

Një burrë shtatëdhjetë vjeçar është nën hetim për akte seksuale ndaj një fëmije

Shkup, 23 qershor 2023 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nxjerrë urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj një personi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale - Dhunim i fëmijës nën moshën 15 vjeçare nga Neni 188 paragrafi 5 i Kodit Penal.

I dyshuari 70-vjeçar, siç theksohet në kumtesën, ka kryer një akt tjetër seksual ndaj një vajze 11-vjeçare, së cilës i ka dhënë mësime shtesë.

"Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e disa masave të kujdesit për të siguruar praninë e tij dhe mbarëvajtjen e procedurës penale: ndalim për dalje nga vendbanimi përkatësisht vendqëndrimi, konfiskimi i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit ose ndonjë dokumenti tjetër të të dyshuarit për kalimin e kufirit shtetëror, gjegjësisht ndalim për dhënien e tij, ndalesë për afrim ose vendosja, gjegjësisht mbajtje të kontakteve apo marrëdhënieve me fëmijën/viktimën, ndalesë për mbajtje të mësimit për fëmijët tjerë dhe ndalesë për vizitë në shtëpinë e familjes së fëmijës viktimë", theksohet në kumtesën nga Prokuroria Publike. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR