• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një burrë me hanxhar ka sulmuar njerëz në verilindje të Londrës

Një burrë me hanxhar ka sulmuar njerëz në verilindje të Londrës

Londër, 30 prill 2024 (MIA) - Rreth orës shtatë të mëngjesit, një burrë ka filluar të sulmojë njerëz me hanxhar në verilindje të Londrës. Para kësaj me automobil ka goditur një shtëpi. 

Shërbimi londinez për ndihmë të shpejtë njoftoi se pesë persona ishin goditur me thikë dhe dërguar në spitale. Në mesin e të sulmuarve dyshohet se ka pasur edhe dy policë. 

"Sot rreth orës 7 pranuam denoncim se një automjet ka goditur në një shtëpi në zonën Tarllou Gardens. Kishte raportime për njerëz të therrur. Në këtë moment e dimë se i dyshuari ka vazhduar të sulmojë pjesëtarë të tjerë në publik dhe dy policë", njoftuan nga policia. 

Sulmuesi 36-vjeçar është arrestuar, njoftoi policia. Nga atje shtojnë se nuk besojnë se sulmuesi ka pasur ndihmues, ndërsa hetimi për motivet e sulmit po vijon. fc/

Fotografia: Printskrin "X"

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR