• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një burrë është mbytur në liqenin e Dojranit

Një burrë është mbytur në liqenin e Dojranit

Strumicë, 18 korrik 2024 (MIA) - Sot në mëngjes në orën 10:10 në SPB Strumicë është raportuar se në Liqenin e Dojranit është mbytur një person. Sipas informacioneve nga policia, personi është hedhur në ujë nga një varkë, ka notuar disa metra, ndërsa më pas është mbytur. 

"Nëpunës policor nga DPB Gjevgjeli janë në vendin e ngjarjes. Është njoftuar edhe prokurori publik nga Prokurora themelore publike Veles, ndërsa janë thirrur ekipe zhytëse për gjetjen e personit, njoftuan nga SPB StrumicË.

Deri më tani nuk kumtohet identiteti i të mbyturit, ndërsa më shumë detaje nga policia paralajmërojnë për më vonë. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR