• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Një burrë është gjetur me lëndime të rënda në kokë, iu nënshtrohet plagëve në spital

Një burrë është gjetur me lëndime të rënda në kokë, iu nënshtrohet plagëve në spital

Shkup, 16 korrik 2024 (MIA) - Një burrë me inicialet R. Ç. mbrëmë me lëndime të rënda në kokë është gjetur pranë makinës së tij afër fshatit Orman të Shkupit i cili pasi është transportuar në klinikat e Shkupit u është nënshtruar plagëve, konfirmuan për MIA-n nga MPB-ja.

"Dje në orën 18:50 në fshatin Orman, pranë një automjeti të parkuar “Leksus” me targa të Shkupit është gjetur një burrë i cili ka qenë i përgjakur në pjesën e kokës, ndërsa pranë tij ka pasur pistoletë dhe gëzhojë. Është konstatuar se bëhet fjalë për R.Ç(67). Me automjetin e ndihmës së shpejtë është transportuar në Qendrën klinike “Nënë Tereza” ku ka ndërruar jetë pas plagëve të marra. SPB Shkup po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit", thonë nga MPB.

Sipas mediave bëhet fjalë për biznesmenin Çedomir Radomiroviq i cili ka qenë themelues i kompanisë “Teknokom” dhe i Rado bankës.

Priten që MPB-ja detaje rreth rastit të japë gjatë ditës.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR