• e martë, 25 mars 2025

Një burim nga Shtëpia e Bardhë pohon se në negociatat mes Kievit dhe Moskës paraqiten çështje të reja për Ukrainën

Një burim nga Shtëpia e Bardhë pohon se në negociatat mes Kievit dhe Moskës paraqiten çështje të reja për Ukrainën

Uashongton, 25 mars 2025 (MIA) - Negociatat e kryesuara nga SHBA-ja në Arabinë Saudite me delegacionet nga Ukraina dhe Rusia po përparojnë mirë dhe së shpejti pritet kumtim pozitiv, deklaroi një burim nga Shtëpia e Bardhë.

"Bisedimet të cilat i mundësuan ekipet teknike të administratës së Trampit në Riad po zhvillohen jashtëzakonisht mirë dhe të gjitha palët e përfshira punuan ditë e natë. Presim kumtim pozitiv në të ardhmen e afërt", tha burimi, transmetojnë agjencitë botërore.

Delegacioni i SHBA-së u tkaua me përfaqësuesit ukrainas në Riad të dielën dhe me përfaqësuesit rusë dje. Bisedimet kryesisht u fokusuan në ndërprerjen e zjarrit në Detin e Zi, por Trampi tha se po paraqitren edhe çështje të tjera si pjesë e përpjekjeve të tij për t'i vënë fund luftës trevjeçare ruse kundër Ukrainës.

"Për momentin flasim për territor. Flasim për linja demarkacioni. Flasim për energji, pronë e elektranave. Disa njerëz thonë se SHBA-ja duhet të posedojë elektrana sepse kemi ekspertizë", tha Tramp.

Presidenti amerikan shfaqi pritje se së shpejti do të nënshkruhet marrëveshja amerikano-ukrainase për ndarje të të ardhurave nga mineralet kyçe në Ukrainë. Ai, gjithashtu, gazetarëve në takimin e kabinetit të tij u deklaroi se SHBA-ja po bisedon me Ukrainën për mundësinë që kompani amerikane të posedojnë elektrana ukrainase.

Televizioni nacional ukrainas Suspilne lajmëroi se delegacioni ukrainas dhe ai amerikan do të takohen sot për bisedime të cilat do të pasojnë pas negociatave ruso-amerikane. Televizioni, duke iu referuar një burimi anonim në delegacionin ukrainas, lajmëroi se ekipi ukrianas do të takohet në Arabinë Saudite edhe një ditë për t'u takuar me përfaqësues të SHBA-së. ab/

Fotо: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR