Një bombë e dirigjuar ruse ka qëlluar një ndërtesë në Harkov
- Një bombë e dirigjuar ruse mbrëmë vonë ka qëlluar një ndërtesë pesëkatëshe në Harkov, duke shkaktuar zjarr dhe duke lënduar të paktën 10 persona, kumtuan autoritetet lokale.
- Post By Besnik Shuki
- 07:58, 3 tetor, 2024
Kiev, 3 tetor 2024 (MIA) - Një bombë e dirigjuar ruse mbrëmë vonë ka qëlluar një ndërtesë pesëkatëshe në Harkov, duke shkaktuar zjarr dhe duke lënduar të paktën 10 persona, kumtuan autoritetet lokale.
Presidenti Vollodimir Zelenski tha se ky sulm është i fundit nga seria e gjatë e sulmeve ndaj qytetit dhe e theksoi nevojën për ndihmë më të madhe nga përkrahësit perëndimorë të Ukrainës.
"Që t'i pengojë sulmet ruse, Ukraina duhet të marrë ndihmë të majftueshme nga partnerët botërorë", tha ai.
Guvernatori rajonal i Harkovit, Oleh Siniehubov deklaroi se bomba ka ra mes katit të tretë dhe të katërt të ndërtesës dhe se disa kate janë shkatërruar.
"Në vijim janë kontrolle të banesave. Mundet që njerëzit të jenë nën gërmadha", tha Siniehubov në videon e publikuar në interenet. bsh/
Foto: Printskrin "X"