• e premte, 05 dhjetor 2025

Një banor i Ohrit ka shkaktuar zjarr në motoskafin e vëllait të tij, ka përfshirë një ndërtesë dhe një makinë

Një banor i Ohrit ka shkaktuar zjarr në motoskafin e vëllait të tij, ka përfshirë një ndërtesë dhe një makinë

Shkup, 9 shtator 2025 (MIA)- Nëpunës policorë nga SPB Ohër kanë privuar nga liria Z.S. (52) nga Ohri.

Ai dyshohet se rreth orës 02:33 në një oborr në rrugën "Dame Gruev" në Ohër ka shkaktuar zjarr në një motoskaf që është përhapur dhe ka përfshirë një pjesë të një ndërtese dhe një automjet pasagjerësh "Mercedes'" me targa të Ohrit të cilat janë pronë e vëllait të tij J.S. (45) nga Ohri. Persona të lënduar nuk ka, ndërsa zjarri ishte shuar nga ekipi i Njësisë territoriale kundër zjarreve - Ohër.

Z.S. u ndalua në stacion policor dhe e pranoi krimin në bisedë zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal përkatëse, thonë në MPB.
 

Foto: Ueb faqja në Fejsbuk e MPB-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR