Një banor i Komunës së Studeniçanit ka kërcënuar fqinjin e tij me pistoletë gazi dhe ka qëlluar në ajër
- Dyzet e një vjeçari S.K., banor në fshatin Draçevicë të Komunës së Studeniçanit, dje është thirrur në polici për intervistim zyrtar për kërcënimin e fqinjit të tij me pistoletë gazi nga e cila ka qëlluar disa plumba në ajër.
Shkup, 21 qershor 2024 (MIA) - Dyzet e një vjeçari S.K., banor në fshatin Draçevicë të Komunës së Studeniçanit, dje është thirrur në polici për intervistim zyrtar për kërcënimin e fqinjit të tij me pistoletë gazi nga e cila ka qëlluar disa plumba në ajër.
"Me datë 20.06.2024 në ora 14:45 në departamentin e policisë Shutp Orizare është zhvilluar intervistë zyrtare me S.K (41) nga fshati Draçevicë, komuna Studeniçan. Ai dyshohet se më 18.06.2024, pas një debati të mëparshëm, ka kërcënuar fqinjin e tij F.M (43) nga Shkupi dhe ka qëlluar disa plumba në ajër nga një pistoletë me gaz, kumtoi MPB-ja.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një raport përkatës. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s