• e enjte, 04 korrik 2024

Një banor i fshatit Forinë është kafshuar nga kafshë deri në vdekje

Një banor i fshatit Forinë është kafshuar nga kafshë deri në vdekje

Gostivar, 24 dhjetor 2023 (MIA) - Një banor më i moshuar nga fshati gostivaras, Forinë, është gjetur i vdekur me plagë të shkaktuara nga kafshë në afërsi të një ferme në atarin e fshatit Forinë.

Nga SPB Tetovë informojnë se trupin e ka gjetur djali i tij R.E. (48) dje pasdite në afërsi të hambarit që e ka shfrytëzuar.

Sipas denoncimit, Xh.E. (83) ka ra në tokë dhe ka pasur më shumë plagë në trup, me siguri të shkaktuara nga kafshë.

"Nga ana mjekut të Ndihmës urgjente mjekësore, u konstatua vdekja. Është bërë ekspertizë nga prokurori publik dhe ekipi për ekspertizë të SPB Gostivar, ndërsa me urdhër të Prokurot publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi", njoftuan nga SPB Tetovë. bsh/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR