• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një bandë kibernetike ruse qëndron pas sulmeve ndaj spitaleve në Londër

Një bandë kibernetike ruse qëndron pas sulmeve ndaj spitaleve në Londër

Moskë, 5 qershor 2024 (MIA) - Një bandë kibernetike ruse me siguri është përgjegjëse për sulmin që ndërpreu punën në spitalet në Londër dhe shkaktoi anulimin e intervenimeve kirurgjike dhe takimeve, deklaroi sot ish drejtori ekzekutiv i Qendrës kombëtare britanike për siguri kibernetike, Kiaran Martin.

Besohet se një grup i njohur si "Killin" të jetë pas sulmit në Sinovis, i cili ofron shërbime laboratorike të patologjisë në disa spitale të drejtuara nga Shërbimi shëndetësor kombëtar (NHS). Martin tha se ky ishte një nga sulmet më serioze të softuerëve të Mbretërisë së Bashkuar, sepse pamundësonte operacionet.

Sulmi i softuerit përfshin kriminelë, të cilët paralizojnë sistemet kompjuterike me softuer malicioz dhe pastaj kërkojnë para për t'i "zhbllokuar".

Incidenti i së hënës ka goditur kolegjin Kings dhe Gajs dhe Sent Tomas Hospital Trasts, të cilët menaxhojnë me disa spitale në Londrën jugore, si dhe klinikat dhe operacione të mjekëve të përgjithshëm në tërë qytetin, kumtoi NHS.

Sistemi shëndetësor i Britanisë është goditur edhe më parë, duke përfshirë dhe një sulm të softuerit gjithëpërfshirës në vitin 2017, i cili bllokoi kompjuterët në spitalet në tërë vendin. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR