Një automjet në lëvizje është përmbysur në bulevardin "Brigada e tretë maqedonase" në Shkup
- Një person është lënduar pasdite kur automobili, të cilin e ka drejtuar është përmbysur në bulevardin "Brigada e tretë maqedonase" në Shkup, në afërsi të kullave Xhevahir.

Shkup, 18 korrik 2023 (MIA) - Një person është lënduar pasdite kur automobili, të cilin e ka drejtuar është përmbysur në bulevardin "Brigada e tretë maqedonase" në Shkup, në afërsi të kullave Xhevahir.
Në vendin e aksidentit ka ardhur një automjet i Ndihmës së shpejtë dhe personi i lënduar është nxjerrë nga automobili.
Tash për tash nuk ka informacione për natyrën e lëndimeve dhe për shkaqet e aksidentit. mb
Foto: MIA