Një autobus nga Maqedonia e Veriut është rrëshqitur në autostradën Nish-Beograd, nuk ka të lënduar
- Për shkak të motit të keq, i cili e përfshiu Serbinë, kanë ndodhur disa fatkeqësi të komunikacionit. Mes tyre, një autobus nga Maqedonia e Veriut është rrëshqitur dhe goditi rrethojën në autostradë në vendin Pojate, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
- Post By Besnik Shuki
- 12:02, 23 nëntor, 2024
Beograd, 23 nëntor 2024 (MIA) - Për shkak të motit të keq, i cili e përfshiu Serbinë, kanë ndodhur disa fatkeqësi të komunikacionit. Mes tyre, një autobus nga Maqedonia e Veriut është rrëshqitur dhe goditi rrethojën në autostradë në vendin Pojate, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
"Gjendja e udhëtarëve nuk është njohur, ndërsa u shkaktua dëm i madh material", shkruan portali Telegraf, ndërsa Instagram faqja e 192 rs, publikoi fotografi nga fatkeqësia me deklarata të udhëtarëve, të cilët thanë se në atë pjesë të autostradës Nish-Beograd, te vendi Pojate, qarkullohej me 30 kilometra në orë.
MPJ-ja serbe nuk kumtoi asgjë për këtë fatkeqësi.
Gjendja në rrugët e Serbisë është kritike për shkak të borës, e cila nuk ndalet. bsh/