• e mërkurë, 26 qershor 2024

Një autobus ka marrë flakë në afërsi të Strazhës, nuk ka udhëtarë të lënduar

Një autobus ka marrë flakë në afërsi të Strazhës, nuk ka udhëtarë të lënduar

 Shkup, 1 shtator 2023 (MIA) - Një autobus i cili ka qarkulluar në relacionin Gostivar - Kërçovë, ka marrë flakë në mëngjesin e sotëm afër Strazhës, nuk ka udhëtarë të lënduar, konfirmuan nga MPB-ja për MIA-n. 

 "Sot, në orën 11 e 20 minuta në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën magjistrale Gostivar - Kërçovë, rreth tre kilometra para "Strazhës", është përfshirë në flakë një autobus i cili ka qarkulluar në drejtim të Kërçovës. Në vendin e ngjarjes menjëherë janë dërguar nëpunës policorë nga Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar dhe një ekip i Njësitit Territorial Zjarrfikës. Nuk ka persona të lënduar", theksojnë nga MPB-ja.  

 

QËNDRONI TË LIDHUR