• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Një aeroplan me 20 persona u rrëzua në SHBA, nuk ka viktima

Një aeroplan me 20 persona u rrëzua në SHBA, nuk ka viktima

Uashington, 9 qershor 2025 (MIA) - Një aeroplan që po transportonte 20 persona u rrëzua në SHBA, por aksidenti përfundoi pa viktima. Tragjedia ka ndodhur në shtetin federal Tenesi, në afërsi të qytetit Tulahoma.

Zëdhënësi i autoriteteve lokale sqaroi se tre persona u lënduan dhe janë dërguar me helikopter në spital.

Aeroplani ishte me dy motorë "De Haviland". Ai u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti në Tulahoma, pa shkaktuar ndonjë dëmtim në infrastrukturën tokësore.

Xhirimet në rrjetet sociale tregojnë aeroplanin me bisht dhe krahë të thyer.

Sipas mediave lokale, ky lloj aeroplani përdoret për transportimin e parashutistëve. rq/

Foto: X

 

QËNDRONI TË LIDHUR