• e premte, 11 tetor 2024

Një aeroplan i marinës amerikane fluturoi mbi Ngushticën e TAjvanit, një ditë pas bisedave mes shefave të mbrojtjes së SHBA-së dhe Kinës

Një aeroplan i marinës amerikane fluturoi mbi Ngushticën e TAjvanit, një ditë pas bisedave mes shefave të mbrojtjes së SHBA-së dhe Kinës

Tajpei, 17 prill 2024 (MIA) - Marina amerikane kumtoi se një aeroplan i saj patrullues sot ka flutuar mbi Ngushticën e Tajvanit, vetëm një ditë pasi shefat e mbrojtjes së SHBA-së dhe Kinës i kanë mbajtur bisedat e tyre të para nga nëntori i vitit 2022, me qëllim të zvogëlimit të tensioneve rajonale.

Në kumtesën e flotës së shtatë të SHBA-së, thuhet se aeroplani i tyre patrullues "ka kaluar përmes Ngushticës së Tajvanit në hapësirën ajrore ndërkombëtare" dhe se "me veprimin në kuadër të Ngushticës së Tajvanit në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, SHBA-ja i përkrah të drejtat dhe liritë e lundrimit të të gjitha vendeve nga rajoni".

Edhe pse ngushtica e gjerë 160 kilometra, e cila e ndan Kinën nga Tajvani, përfshihet në ujërat ndërkombëtare, Kina vlerëson se kalimi i çdo aeroplani ose anije të huaj ushtarake përmes Ngushticës paraqet shkelje e hapur të sovranitetit të saj.

Kina nuk u përgjigj për fluturimin e sotëm, edhe pse paraprakisht dërgoi protesta të fuqishme kundër kalimit të ngjashëm të anijeve dhe aeoplanëve përmes ngushticës. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR