• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një aeroplan britanik për herë të ditë shpërndau ushqim në Gazë

Një aeroplan britanik për herë të ditë shpërndau ushqim në Gazë

Londër, 29 mars 2024 (MIA) – Britania e Madhe për herë të dytë ka hedhur rezerva me ushqim në Gazë nga aeroplani, bën të ditur DPA.

Forcat ajrore britanike shpërndanë më shumë se 10 tonë ndihma, përfshirë oriz, miell, vaj, ushqim për foshnja, mallra të konservuara dhe ujë për civilët në Gazë.

Aeroplani RAF A400M u ngrit nga Amani për të hedhur rezervat me ushqim përgjatë bregut të territorit të shkatërruar nga lufta, si pjesë e misionit për ndihmë ndërkombëtare të drejtuar nga Jordania.

Në kushte të paralajmërimeve për urinë në Rripin e Gazës, furnizimi nga ajri vijon pas dërgesave të fundit tokësore të 2,000 tonëve me ndihmë ushqimore nga Britania e Madhe që të ushqehen më shumë se 275.000 njerëz në këtë territor.

Foto: arkivi EPA

QËNDRONI TË LIDHUR