• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Një aeroplan Boing 777 bëri një ulje emergjente në Los Anxheles për shkak të problemeve mekanike

Një aeroplan Boing 777 bëri një ulje emergjente në Los Anxheles për shkak të problemeve mekanike

Uashington, 14 mars 2024 (MIA) – Një aeroplan Boeing 777 i "Amerikan erllajns" bëri ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar në Los Anxhelos mbrëmë për shkak të dyshimit për një problem mekanik. Sipas mediave amerikane në incident nuk ka persona të lënduar.

Një zëdhënës i "Amerikan erllajns" deklaroi se piloti ka raportuar një problem të mundshëm mekanik përpara uljes dhe sipas informacioneve fillestare, aeroplanit i kishte shpërthyer goma.

Incidenti ndodhi vetëm disa ditë pasi një aeroplan i "Junajted erllajns" gjithashtu një Boeing 777, që u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar i San Franciskos duhej të bënte një ulje emergjente në Los Anxhelos pasi humbi një gomë.

Mbrëmjen e 8 marsit, një tjetër aeroplan që u ngrit nga San Francisko iu desh të bënte ulje emergjente në Los Anxheles për shkak të një problemi me sistemin hidraulik të aeroplanit, por kompania ajrore dhe modeli i aeroplanit nuk dihen.

Industria e linjave ajrore në SHBA muajt e fundit është përballur me një sërë incidentesh në lidhje me aeroplanë me defekt, të cilat kanë ndezur një debat për sigurinë e këtij lloji të transportit.

Në fillim të këtij viti, një aeroplan Boing 737 Maks 9 i "Alaska erllajns" që udhëtonte nga Portland, Oregon në Kaliforni, u desh të kthehej pak pas nisjes kur një pjesë e madhe e trupit u shkëput, duke ekspozuar kabinën e pasagjerëve në mjedisin e jashtëm. "Alaska erllajns" tha se do të ndalonte përkohësisht të gjithë 65 aeroplanët e saj 737 Maks 9 për një hetim. Boing kumtoi në atë kohë se ishte në dijeni të incidentit dhe se "po punonte për të mbledhur më shumë informacione".

Incidenti i janarit, në të cilin askush nuk u plagos rëndë, çoi në një hetim njëmujor nga Drejtoria Federale amerikane e Aviacionit  (FAA) që zbuloi të metat sistematike të sigurimit të cilësisë në prodhuesin e aeroplanëve Boing.

Në pjesën e aeroplanëve komercialë, komisioni i FAA nuk gjeti asnjë mënyrë të standardizuar dhe të qartë që punëtorët të raportojnë mangësitë në cilësinë. Siç theksohet në raportin e publikuar në shkurt, "në përgjithësi, ka konfuzion midis punëtorëve për rolin e tyre në menaxhimin e sigurisë".

Si pjesë e hetimit, komisioni kërkoi edhe nga Boing të dëshmonte se siguria është një përparësi kryesore.

"Por dokumentet, intervistat dhe bisedat me punëtorët nuk treguan se Boing ishte aq i përkushtuar ndaj qëllimit sa pretendonte kompania, është theksuar në raportin. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR