• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një aeroplan ateroi me pjesën e përparme, nuk ka të lënduar

Një aeroplan ateroi me pjesën e përparme, nuk ka të lënduar

Stamboll, 8 maj 2024 (MIA) - Një aeroplan mallrash Boing 767 i FedEks Erlajns ((FedEx Airlines) ateroi me pjesën e përparme pasi u paraqit një problem me pajisjen e përparme për ulje gjatë aterimit në aeroportin e Stambollit. Nuk ka të lënduar. 

Ekuipazhi i aeroplanit raportoi në kullën e kontrollit se nga Parisi në Stamboll po mbërrinte me një defekt në pajisjen për ulje. 

Piloti kërkoi leje për një ulje të rrezikshme. Ulja është kryer me sukses, me ndërhyrje të Shërbimit të shpëtimit dhe zjarrfikës të aeroportit.

Mediat turke njoftojnë se në vazhdim është duke u bërë largimi i aeroplanit nga pista. ls/ 

foto: arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR