• e enjte, 03 tetor 2024

Një adoleshent kreu vrasje të trefishtë në një qendër tregtare në Bangkok

Një adoleshent kreu vrasje të trefishtë në një qendër tregtare në Bangkok

Bangkok, 3 tetor 2023 (MIA) - Në kryeqytetin e Tajlandës sot u arrestua një djalosh 14-të vjeçar, për të cilin Bi-Bi-Si, duke iu referuar policisë në Bangkok, raportoi se me armë ka vrarë tre persona, ndërsa ka plagosur katër të tjerë.

Në rrjetet sociale mund të shihen incizime nga arratisja e vizitorëve të qendrës tregtare, që ishte mbyllur menjëherë pas denoncimit të sulmit, si dhe stacioni i afërt i metrosë.

Në njërën nga incizimet shihen njerëz duke u fshehur në hapësirë të errët  nga restorani në qendër.

Stacioni televiziv lokal Kanal 3 raportoi se nga tualetet e qendrës tregtare dëgjohen tinguj të ngjashëm me armë zjarri.

Kryeministri Sreta Tavisin tha se ende priten detaje për incidentin.

Zëdhënësi i policisë Açajon Kraitong tha se kryeshefi i policisë kombëtare ka dërguar ekipe policore për kontroll në atë zonë. sa/

foto: Policia në Tajlandë

QËNDRONI TË LIDHUR