Një 79-vjeçare në Shtip vritet brutalisht, vrasësi e varros në oborr
- Shtatëdhjetë e nëntë vjeçarja B.N. nga Shtipi është vrarë brutalisht nga 74-vjeçari D.A., gjithashtu nga Shtipi i cili më parë e kishte mbajtur kundër vullnetit të saj në shtëpinë e tij dhe më pas e ka vrarë dhe varrosur në oborr.
- Post By Fami Bajrami
- 15:16, 16 nëntor, 2025
Shtip, 16 nëntor 2025 (MIA) – Shtatëdhjetë e nëntë vjeçarja B.N. nga Shtipi është vrarë brutalisht nga 74-vjeçari D.A., gjithashtu nga Shtipi i cili më parë e kishte mbajtur kundër vullnetit të saj në shtëpinë e tij dhe më pas e ka vrarë dhe varrosur në oborr.
Në komunikatën me shkrim të Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se Sektori për Punë të Brendshme- Shtip në bashkëpunim me Departamentin e policisë kriminale pranë BSP-së ka ngritur padi penale kundër D.A. (74) nga Shtipi për shkak të të dyshimit për kryerjen e veprës penale "vrasje" sipas nenit 123 dhe "privim të paligjshëm nga liria" sipas nenit 140 të Kodit penal. Ai dyshohet se e ka mbajtur B.N. (79) nga Shtipi kundër vullnetit të saj në shtëpinë ku jeton në Shtip dhe më pas e ka therur me një gjësend të mprehtë ku më pas ka ndërruar jetë, ndërsa trupin e saj e ka varrosur në oborr.
Rasti është denoncuar në SPB Shtip më 24.10.2025, kur 84-vjeçarja D.O. nga Shtipi raportoi se motra e saj B.N. ishte larguar nga shtëpia. Pas masave të ndërmarra dhe dyshimeve se gruaja mund të ketë qenë e mbajtur në shtëpinë e të dyshuarit, më 10.11.2025 me urdhër të gjykatës është kryer kontroll. Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan sende dhe gjurmë gjaku, pas së cilës D.A. u privua nga liria dhe u mbajt në paraburgim deri 96 orë në burgun e Kumanovës.
Pas raporteve të ekspertizës dhe masave shtesë, në një bisedë me policinë i dyshuari shpjegoi në detaje mënyrën se si e kreu veprën.
Trupi u gjet dhe me urdhër të prokurorit publik është dërguar për obduksion, ndërsa D.A. u soll para gjyqtarit për procedurë paraprake i cili i shqiptoi masën e paraburgimit 30-të ditor.
Foto: MIA