• e premte, 05 dhjetor 2025

Një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut mbytet në Halkidiki

Një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut mbytet në Halkidiki

Athinë, 26 qershor 2025 (MIA) - Një shtetas nga Maqedonia e Veriut (20-vjeçar) është nxjerrë pa ndjenja nga deti në plazhin në Hanioti të Halkidikit, ku menjëherë është transferuar në spital, ndërsa mjekët kanë konstatuar vdekjen, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Roja bregdetare greke informoi se dje pasdite, administrata në Nea Mudanja është informuar se "një i huaj 20-vjeçar (shtetas i Maqedonisë së Veriut) u nxor pa ndjenja në plazhin Hanioti në komunën e Kasandrës".

I riu me autoambulancë është dërguar në Qendrën e shëndetit në Kasandra ku është konstatuar vdekja.

Administrata bregdetare e Nea Mudanjës po realizon hetim paraprak për vdekjen e 20-vjeçarit, ndërsa trupi do të dërgohet në Shërbimin e mjekësisë ligjore në Selanik për autopsi.

Rojtari vullnetar i plazhit Joanis Kolokitas i cili vetëm pak minuta pas fatkeqësisë ka arrit në plazh, përmes rrjeteve sociale shprehu ngushëllime për vdekjen e të riut dhe tha se 20-vjeçari pësoi një atak kardiak pasi u mbyt në det.

Ai shpjegoi se roja që ka qenë në plazh me ndihmën e personave të tjerë kanë nxjerrë të riun nga deti dhe menjëherë ka filluar procesi i reanimacionit me përdorimin e njëkohshëm të një defibrilatori automatik.

"Në orën 16:45 më telefonuan dhe arrita në vendngjarje brenda dy minutash, duke bashkuar përpjekjet së bashku me ekipet e shpëtimit për ta sjellë fëmijën përsëri në jetë. Reagimi urgjent nga ekipi i ambulancës me punonjësit shëndetësor Andonis dhe Katerina, duke vazhduar përpjekjet e tyre së bashku, por për fat të keq pa rezultatin e dëshiruar. Transportimi i fëmijës në qendrën shëndetësore dhe shoqërimi i tij nga ana ime në kabinën e ndihmës së shpejtë, kryerja e reanimacionit kardiopulmonal me Katerinën nga pika e marrjes në qendrën shëndetësore Kasandra, ndërsa Andonis duke drejtuar makinën sa më shpejt dhe me kujdes…, por për fat të keq mjekët konstatuan vdekjen e fëmijës", shkroi shpëtimtari vullnetar Kolokitas.

Foto: Roja bregdetare e Greqisë

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR