• e martë, 09 korrik 2024

Një 19-vjeçare nga Gostivari është lënduar rëndë pasi është përplasur nga një veturë

Një 19-vjeçare nga Gostivari është lënduar rëndë pasi është përplasur nga një veturë

Shkup, 16 dhjetor 2023 (MIA) - Herët në mëngjes rreth orës dy në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën "Zhivko Brajkovski" në Gostivar, një veturë ka goditur një 19-vjeçare nga Gostivari dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Në aksident, K.S. ka marrë lëndime të rënda, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "Ferid Murad".

Në vendin e aksidentit, në koordinim me prokurorin publik, mbikëqyrje ka kryer ekipi i Departamentit për Punë të Brendshme Gostivar. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR