• e diel, 25 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Një 17-vjeçar me automjet ka dalë nga rruga, janë lënduar edhe tre të mitur

Një 17-vjeçar me automjet ka dalë nga rruga, janë lënduar edhe tre të mitur

Shkup, 25 shkurt 2025 (MIA) – Dy bashkudhëtarë të mitur kanë marrë lëndime të rënda trupore në një aksident që ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Llazar Liçenoski” në Shkup. I mituri i cili drejtonte me automjetin dhe një bashkudhëtar kanë marrë lëndime të rënda trupore. 

Siç informojnë nga MPB, në SPB Shkup mbrëmë në orën 3:30 ishte denoncuar se në rrugën “Llazar Liçenoski” në Shkup, një veturë e udhëtarëve “shevrolet spark” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një 17-vjeçar nga Shkupi, ka dalë jashtë rrugës. 

“Në aksident lëndime të rënda trupore kanë marrë dy bashkudhëtarët e tij të mitur, ndërsa lëndime trupore kanë marrë edhe i mituri i cili e drejtonte automjetin dhe edhe një bashkudhëtar, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit ‘Shën Naumi i Ohrit’. Është kryer mbikëqyrje nga ekipi mbikëqyrës nga SPB Shkup”, thuhet në kumtesën e MPB-së. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR