• e premte, 05 dhjetor 2025

Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit është 17 centimetra nën mesataren e tetorit

Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit është 17 centimetra nën mesataren e tetorit

Ohër, 28 tetor 2025 (MIA) - Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit sot është në kuotën prej 693.15 metrat mbi nivelin e detit, që është 17 centimetra nën mesataren për muajin tetor. 

Matjet e fundit të nivelit të ujit të kryera nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike tregojnë se nuk ka pasur ndryshime të ndjeshme në nivelin e ujit në liqen gjatë javës së kaluar, gjegjësisht se ai është katër centimetra mbi minimumin e lejuar të përcaktuar në kuotën prej 693,1 metra mbi nivelin e detit.

Temperatura e ujit sot është 14,5 gradë Celsius, që është rreth dy gradë nën mesataren e tetorit. ls/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR