Niveli i Liqenit të Dojranit është më i ulët për dy centimetra
- Niveli i Liqenit të Dojranit sot është për dy centimetra më i ulët se dje, ndërsa nivelet e Liqenit të Prespës dhe Ohrit janë të pandryshuara, tregojnë matjeve hidrologjike.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 10:42, 19 korrik, 2023

Shkup, 19 korrik 2023 (MIA) - Niveli i Liqenit të Dojranit sot është për dy centimetra më i ulët se dje, ndërsa nivelet e Liqenit të Prespës dhe Ohrit janë të pandryshuara, tregojnë matjeve hidrologjike.
Megjithatë, nivelet e të tre liqeneve natyrore në vend janë më të ulëta se mesatarja për muajin korrik.
Ndryshime më të mëdha të niveleve të ujit në krahasim me ditën e djeshme nuk janë regjistruar, përveç Vardarit në Shkup, i cili shënon rënie prej 25 centimetra. ar/
Foto: Arkivi i MIA-s