• e martë, 24 dhjetor 2024

Nisma për ndryshimin e mënyrës së vendimmarrjes në BE vlen edhe për zgjerimin, thotë presidentja sllovene

Nisma për ndryshimin e mënyrës së vendimmarrjes në BE vlen edhe për zgjerimin, thotë presidentja sllovene

Shkup, 13 qershor 2023 (MIA) - Presidentja sllovene Natasha Mirc Musar sot në Shkup tha se sipas njohurive të saj nisma të cilën e ngritën shtatë vende-anëtare të Bashkimit Evropian, ndër të cilat edhe Sllovenia për ndryshimin e mënyrës së vendimmarrjes për politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, i referohet edhe procesit të zgjerimit.

"Sllovenia është një nga ato shtatë vende që duan disa çështje të mos zgjidhen me konsensus, por me shumicë. Me sa di dhe me sa ndjek, i referohet edhe procesit të zgjerimit dhe mund të lehtësojë rrugën e çdo vendi që dëshiron të hyjë në BE", tha Pirc Musar, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Stevo Pendarovski.

Ajo theksoi se Sllovenia i mbështet ndryshimet në BE dhe shtoi se ndonjëherë të kërkohet konsensus për disa çështje nga të gjitha vendet-anëtare është shumë e vështirë dhe çon në ngecje brenda në disa procese të Unionit.

Sipas Pirc Musar bllokadat brenda në BE ndonjëherë janë pasojë e vendimeve të këqia, të cilat nuk i lëvizin punët në drejtimin, të cilin ajo e dëshiron, veçanërisht në lidhje me vendimet që kanë të bëjnë me rajonin e Ballkanit Perëndimor.

"Sllovenia në të ardhmen do të mbështesë edhe vendimet që të mos miratohen me konsensus 100 për qind", shtoi presidentja sllovene.

Ministrat e punëve të jashtme të shtatë vendeve anëtare të BE-së po propozojnë një përdorim më të madh të shumicës së cilësuar në vendimmarrje në lidhje me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Unionit. Siç raporton portali i Brukselit "Politiko", në iniciativën pas krerëve të diplomacisë së Belgjikës, Haxha Labib, e Gjermanisë, Analena Berbok, e Luksemburgut, Zhan Aselborn, e Rumanisë, Bogdan Auresku, e Sllovenisë, Tanja Fajon, e Holandës, Vopke Hekstra dhe Hose Manuel Albarez Bueno e Spanjës thuhet se po propozojnë një qasje pragmatike që fokusohet vetëm në çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE-së dhe përdor dispozitat e përfshira tashmë në Traktatin për Bashkimin Evropian në mënyrë që të lejojë një mënyrë më fleksibël të vendimit  që do të ishte në interesin e të gjithëve.

Европската Унија ги осуди последните терористички напади во Ерусалим.

"Ne duam të kapërcejmë vijat e vjetra ndarëse mes atyre që janë pro vendimmarrjes së shumicës dhe atyre që janë kundër. Ne nuk po mbrojmë ndryshimin e traktateve, as nuk po inkurajojmë debatin akademik", thuhet në propozim.

Ministrat propozojnë përdorimin më të madh të parimit të "abstenimit konstruktiv", pra vendimet të mos merren me konsensus, por një vend që nuk është dakord me një propozim të caktuar të mos votojë kundër për të mundësuar miratimin e tij.

"Vendet anëtare kanë filluar tashmë të përdorin këtë opsion të thjeshtë por shumë efektiv, i cili lejon marrjen e një vendimi, me një vend që nuk voton "kundër" dhe nuk bllokon 26 anëtarët e tjerë që të ecin përpara. Ne pamë se sa efektiv mund të jetë "përmbajtja konstruktive" tetorin e kaluar, kur Këshilli i Punëve të Jashtme votoi për një mision të ri të BE-së për të trajnuar armatën ukrainase. Ne duam të ndërtojmë këtë trend dhe të marrim përsipër të shqyrtojmë sistematikisht qëndrimet tona në mënyrë që të kalojmë nga votimi "kundër" në "abstenim konstruktiv", thuhet në propozim.

Shtatë krerët e diplomacisë sugjerojnë që një vendimmarrje e tillë të vihet në një "provë praktike" për vendimet që lidhen me disa fusha të politikës së jashtme të BE-së, të cilat, bazuar në nenin 31 të Traktatit për Bashkimin Evropian, mund të vendosen nga një shumicë e cilësuar.

Përveç kësaj, ata sugjerojnë që kjo metodë e zgjidhjes të përdoret për vendime që nuk kërkojnë votim formal, por në praktikë ende zbatohet konsensusi.

Sipas propozuesve, ne kemi nevojë për një BE që jep rezultate solide dhe të prekshme, ndaj është e nevojshme të përmirësohet kapaciteti i saj për të vepruar në kohë krize. sa/

Foto: Arkivi i MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR