Nismë opozitare për thirrje për debat mbikëqyrës në Kuvend për problemin me ndotjen e ajrit
- Deputetë të partive opozitare LSDM dhe E Majta inicojnë nismë për thirrje të Debatit mbikëqyrës në kuadër të Kuvendit, ku do të diskutohej për masat dhe aktivitetet që do të zbatoheshin në drejtim të përmirësimit të gjendjes me ndotjen e ajrit.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:54, 30 janar, 2025
Shkup, 30 janar 2025 (MIA) - Deputetë të partive opozitare LSDM dhe E Majta inicojnë nismë për thirrje të Debatit mbikëqyrës në kuadër të Kuvendit, ku do të diskutohej për masat dhe aktivitetet që do të zbatoheshin në drejtim të përmirësimit të gjendjes me ndotjen e ajrit.
Siç theksoi para mediumeve deputeti Oliver Spasovski nga LSDM, ajo nismë del nga, siç tha, rezultatet e dobëta për cilësinë e ajrit.
Qëllimi është, siç sqaroi, në kuadër të Parlamentit, përmes isntrumenteve rregullues dhe ligjorë të bisedohet për çështjen e mjedisit jetësor, ndërsa si çështje që i tangon të gjithë qytetarët pa përjashtim, do të duhej t'i bashkonte të gjithë deputetët në Kuvend.
"Për ruajtjen e mjedisit jetësor si vlerë themelore e garantuar me Kushtetutë, ndërkaq që është pjesë e korpusit e të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore, na tangon secilin prej nesh individualisht dhe të gjithë së bashku. Përgjegjësia para së gjithash e deputetëve është bashkarisht të bisedojnë dhe gjejnë zgjidhje dhe të ndërmerren masa konkrete për ruajtje të mjedisit jetësor", tha ai.
Spasovski theksoi më tej se debati i propozuar mbikëqyrës do të duhej të jepte përgjigje në shumë pyetje, dhe të mundësojë në nivel ekspertësh të bisedohet rreth problematikës me të gjitha subjektet e involvuara në atë sferë.
Ai theksoi edhe se të dhënat statistikore për ndikimin e ajrit ndaj shëndetit të qytetarëve janë goditëse, se të njejtat duhet t'i mendojnë të gjtiha subjektet, posaçërisht secili politikan përgjegjës.
Deputeti i Së Majtës, Borisllav Kërmov, lidhur me nismën theksoi se bëhet fjalë për precedent pozitiv, për herë të parë me nënshkrim prej 15 deputetëve të kërkohet të thirret debat mbikëqyrës.
"E drejta për ajër të pastër është një prej vlerave themelore dhe në pajtim me Kushtetutën dhe të qeverisë në tërësi. Të gjithë shohim se kjo nuk është kështu. Posaçërisht qyteti i Shkupit, por edhe qytetet e tjera këtë dimës i rrëzojnë rekordet sipas ndotjes së ajrit. Këtu janë edhe Manastiri, Strumica, Tteova, Ohri, Kavadari, Kërçova, një pjesë e madhe e territorit të vendit është me ajër të ndotur, posaçërisht qendrat urbane", tha Kërmov.
Si statistikë ai theksoi rezultate goditëse, duke cekur se vetëm për dy vite në periudhë prej vitit 2018 deri në vitin 2020 janë regjistruar viktima të ndotjes së ajrit. Ajo është, siç tha, pothuajse katër mijë njerëz apo 18 për qind e vdekshmërisë së përgjithshme të popullatës.
Ai tha se nisma për thirrje të debatit mbikëqyrës rreth kësaj çështjeje është me qëllim që të shihet se si zbatohen politikat për mbrojtje të ajrit, si zbatohen ligjet dhe cilat janë masat që ndërmerren nga ana e organeve kompetente rreth çështjes.
"Me nenin 43, të Kushtetutës është mbrojtur e drejta e mjedisit jetësor dhe ajër të pastër. Kemi një mori ligjesh për temën, janë ratifikuar shumë rezoluta, deklarata ndërkombëtare në atë drejtim... Të kota janë të gjitha normat pozitive ligjore nëse të njejtat nuk zbatohen", tha Kërmov. ab/
foto/skrinshot