• e diel, 22 dhjetor 2024

Nis transferimi i të burgosurve nga Britania e Madhe në Shqipëri

Nis transferimi i të burgosurve nga Britania e Madhe në Shqipëri

Tiranë, 26 shkurt 2024 (MIA) - Ka nisur transferimi i të burgosurve, shtetasve shqiptarë, nga burgjet britanike për të vijuar vuajtjet e dënimit në burgjet shqiptare.

I transferuari i parë ka udhëhequr një organizatë kriminale në Londër,  e cila merrej me kontrabandën e kokainës në vlerë prej 150 milionë stërlina, ndërsa gjykata në Londër në vitin 2017 i shqiptoi dënim me burg prej 17 vitesh. Për momentin, mbi 1.500 shqiptarë vuajnë dënime të ndryshme në burgjet angleze, ndër të cilët 17 janë dënuar me burg të përjetshëm, për vrasje", njoftoi Top Çenëll.

Në bazë të marrëveshjes, Britania e Madhe do t'i paguajë Shqipërisë katër milionë stërlina në vit për të marrë mbi 200 kriminelët më të rrezikshëm, të dënuar për krime të rënda, përfshirë vrasje, grabitje, përdhunim, trafik droge.

Marrëveshja për transferimin e të burgosurve midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, e nënshkruar në Londër vitin e kaluar nga ministri Ulsi Manja dhe homologu i tij britanik Aleks Çalk, jep mundësinë për të aplikuar vullnetarisht për transferim. Deri më tani janë paraqitur kërkesa nga 80 të burgosur të cilët vuajnë dënimin mbi katër vjet.

Një tjetër klauzolë në marrëveshje i jep të drejtën Ministrisë Britanike të Drejtësisë që të transferojë të burgosurit në Shqipëri edhe pa pëlqim. sa/

Foto: Arkivi i MPB-së

QËNDRONI TË LIDHUR