• e diel, 22 dhjetor 2024

Niniste ka përfunduar zyrtarisht kandidaturën e Finlandës për anëtarësim në NATO

Niniste ka përfunduar zyrtarisht kandidaturën e Finlandës për anëtarësim në NATO

Helsinki, 23 mars 2023 (MIA) - Presidenti finlandez Sauli Niniste përfundoi sot zyrtarisht kandidaturën e Finlandës për anëtarësim në NATO duke nënshkruar ndryshimet ligjore në ligjet e nevojshme për anëtarësim në Aleancë.

Ky gjest i presidentit finlandez do të thotë se Finlanda ka përfunduar masat kombëtare të nevojshme për t'u bashkuar me NATO-n dhe tani pret vetëm miratimin nga Turqia dhe Hungaria, dy të vetmet nga 30 anëtarët e Aleancës që nuk e kanë ratifikuar kandidaturën e Finlandës.

Niniste vizitoi Ankaranë javën e kaluar, kur presidenti turk Rexhep Taip Erdogan premtoi se do të vazhdojë me ratifikimin e kërkesës së Finlandës.

Kjo pritet para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Turqi të planifikuara për më 14 maj.

Parlamenti hungarez pritet gjithashtu të miratojë përfundimisht pranimin e Finlandës në NATO më 27 mars.

Parlamenti 200 anëtarësh i Finlandës mbështeti ofertën e vendit për anëtarësim në NATO më 1 mars me një shumicë të madhe prej 184 votash.

Finlanda dhe Suedia fqinje aplikuan për anëtarësim në NATO para 10 muajsh, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Kufiri i Finlandës me Rusinë është gjithsej 1340 kilometra. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR