• e diel, 22 dhjetor 2024

Nikoloski nga Selaniku: Zhvillimi ekonomik i rajonit varet nga lidhja infrastrukturore, kemi agjendë ambicioze në rrjetin rrugor dhe hekurudhor

Nikoloski nga Selaniku: Zhvillimi ekonomik i rajonit varet nga lidhja infrastrukturore, kemi agjendë ambicioze në rrjetin rrugor dhe hekurudhor

Selanik, 22 tetor 2024 (MIA) - Kemi nisur reformat strukturore në të gjitha sektorët. Kemi program ambicioz, me të cilin filluam të ndryshojmë imazhin e Maqedonisë. Po realizojmë aktivitetin më të madh investues në rrjetin rrugor, ku po nisim procedurat për ndërtimin e disa autostradave. Po përfundojmë ndërtimin e disa rrugëve të shpejta. Projekti ynë më ambicioz është ndërtimi i një hekurudhe me shpejtësi të lartë pikërisht në Korridorin 10, e cila do të mundësojë lidhje të shpejtë me portin e Selanikut dhe me Evropën Qendrore. Filluam edhe me ndryshimin e perceptimit për investitorët, për të ofruar kushte që do të jenë konkurruese për investitorët dhe për t'u njohur si vend i përshtatshëm për investime, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski në Forumin për Lidhje me Evropën Juglindore që po zhvillohet në Selanik.

Nikolloski, siç thuhet në kumtesën e Ministrisë së Transportit, theksoi se "lidhja me portin e Selanikut është Maqedonia dhe për këtë arsye duhet të mendohet në mesin e vendeve partnere të Korridorit 10 se si të lehtësohet transporti dhe tregtia dhe të thjeshtohen procedurat për kompanitë".

"Kemi obligim si Qeveri që të ofrojmë transport të shpejtë dhe të besueshëm. Unë i kam vendosur vetes një qëllim dhe ai është të ndërtojë një hekurudhë të shpejtë, pikërisht në pjesën e Korridorit 10, pra nga kufiri me Serbinë deri në kufirin këtu në Greqi. Kjo hekurudhë që kemi tani është e ngadalshme dhe nuk përmbush qëllimin e transportit të shpejtë. Korridori 10 është një korridor strategjik për të gjithë ne dhe prandaj duhet të përfitojmë prej tij. Ky plan i yni është ambicioz, në të njëjtën kohë është një projekt prioritar për të cilin po punojmë me shumë përkushtim. Paralelisht me këtë po fillojmë edhe rikonstruksionin e hekurudhës së përhershme që ajo të jetë në funksion edhe për transport të brendshëm dhe ndërkombëtar. Në mënyrë shtesë po punohet për ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8 për në Bullgari. Në pjesën e rrjetit rrugor, jemi të përqëndruar fuqishëm në ndërtimin e disa autostradave dhe rrugë të shpejta në Korridorin 8 dhe 10, duke krijuar një rrjet të ri të rrugëve mbarë vendin", theksoi Nikolloski. 

Para kompanive të shumta, ai ka prezantuar kushtet e investimit, duke potencuar se po vjen një periudhë kur indekset ekonomike do të përmirësohen ndjeshëm.

"Për vitin e ardhshëm presim të kemi rritjen më të lartë të PBB-së në rajon. Kemi filluar të punojmë për një lidhje të përbashkët me Greqinë përmes interkonjektorit, ku do të lidhemi me gazin nga Azerbajxhani. Presim që në periudhën e ardhshme të ndërtohet ky gazsjellës dhe të ulim varësinë tonë nga gazi rus, gjë që do të ndikojë ndjeshëm në prodhimtari. Në këtë periudhë kemi një zhvillim të fortë edhe në segmentin e furnizimit me energji nga termocentralet fotovoltaike. Po punohet për profesionalizimin e administratës, thjeshtimin e procedurave. Planet tona janë serioze dhe besoj se do t'i realizojmë. Më pyetët për kompanitë vendore. Pjesa më e madhe e atyre, të orientuara drejt eksportit, varen nga porti i Selanikut dhe për këtë ne kemi detyrim ndaj tyre që t'u sigurojmë lidhje bashkëkohore, lidhje të lira për të lehtësuar punën e tyre. Atë dhe po e punojmë", theksoi Nikolloski.

Forumi për lidhjen me Evropën Juglindore, paraqet tubim të kompanive dhe organizatave më me ndikim për transport nga Greqia, odat e tregtisë, qendrat logjistike dhe institucionet e ndryshme financiare, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Transportit. rq/

Foto: Ministri i Transportit

QËNDRONI TË LIDHUR