• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nikollovski-Gabriell: Qeveria është fuqishëm e fokusuar në realizimin e investimeve kapitale

Nikollovski-Gabriell: Qeveria është fuqishëm e fokusuar në realizimin e investimeve kapitale

Shkup, 16 korrik 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski mbajti takim pune me Bjorn Gabriell, përfaqësues i Bankës investuese evropiane, me të cilin bisedoi për realizimin e investimeve kapitale dhe mundësinë për mbështetje financiare për të njejtat nga ana e BIE-së, informojnë nga Minsitria e Transportit.

Ministri Nikollovski theksoi se Qeveria përmes Ministrisë së Transportit është fuqishëm e fokusuar në realizimin e projekteve të mëdha kapitale që janë me rëndësi ekonomike për ekonominë vendore dhe ndërlidhjen rajonale.

Ai shprehi falënderim për bashkëpunimin e deritanishëm, duke e cekur rëndësinë e mbështetjes që e mundëson BIE për realizim të projekteve kapitale, më pas shprehi gatishmëri të plotë për vazhdim të bashkëpunimit të tillë edhe në periudhën në vijim për projekte të interesit të përbashkët.

"Banka investuese evropiane është partnere afatgjate e Maqedonisë në ndërtimin e të mirave kapitale me të cilat e përmirësojmë infrastrukturën dhe cilësinë e jetës së qytetarëve", theksoi ministri Nikollovski pas takimit.

Ai beson se bashkëpunimi i tillë do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme për shkakun se programi qeveritar parasheh projekte serioze në infrastrukturë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR