• e enjte, 25 korrik 2024

Nikollovski: Vreshtarët janë të kënaqur nga çmimi blerës, subvencione shtesë do të marrin para "Shën Trifunit"

Nikollovski: Vreshtarët janë të kënaqur nga çmimi blerës, subvencione shtesë do të marrin para

Shkup, 30 shtator 2023 (MIA) - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski sot paralajmëroi se vrehstarët do t'i marrin subvencionet shtesë para "Shën Trifunit". Sipas tij, ata janë të kënaqur nga çmimi i sivjemë, i cili në mënyrë të konsiderueshme është më i lartë, për shkak të rendimentit më të ulët dhe kërkesës së madhe nga kompanitë blerëse.

Siç tha ai, nga mesi i vitit të ardhshëm vreshtarët do të marrin edhe 12.000 denarë përkrahje.

"Vreshtarët për herë të parë, përmes modelit të ri të subvencionimit, deri nga fundi i vitit, para 'Shën Trifunit' do t'i marrin 30 për qind nga mjetet për përkrahje të drejtpërdrejtë të vreshtave. Me këtë model mundësuam përkrahje të përhershme financiare për vreshtarët gjatë tërë vitit", tha ministri.

Edhe vreshtarët, u shpreh ai, thonë se këtë vit rrushi ka çmim më të lartë për shkak të rënies së rendimentit.

"Nuk është saktë se vreshtarët nuk janë të kënaqur nga çmimi, pasi asnjë shoqatë, e as ndonjë grup nënsektorial as që e hapin temën për çmimet. Thonë se këtë vit ka çmime më të larta për shkak të rënies së rendimentit. Këto janë faktet, ndërsa tashmë kemi publikuar masa shtesë prej 12.000 denarëve për një hektar, në mënyrë shtesë, për të gjithaë vreshtrarët të cilët kanë paraqitur sipërfaqe", nënvizoi Nikollovski. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR