Nikollovski: Treguam se Drejtoria e Doganave është fuqimisht e përkushtuar ndaj agjendës reformuese për anëtarësim të përshpejtuar në BE
- Gjatë vitit të kaluar treguam se Drejtoria e Doganave është fuqimisht e përkushtuar ndaj forcimit të konkurrueshmërisë së ekonomisë së Maqedonisë, përmirësimit të lidhjes me rajonin përmes modernizimit dhe hapjes së pikave të reja kufitare për të cilat po punojmë me përkushtim, si dhe zbatimit të sistemeve të reja të avancuara teknologjike të komunikimit. Kjo agjendë reformuese, ndaj së cilës jemi shumë të përkushtuar, është kyçe për ndërtimin e një shoqërie rezistente dhe për integrimin e përshpejtuar në BE.
Shkup, 12 qershor 2025 (MIA) - Gjatë vitit të kaluar treguam se Drejtoria e Doganave është fuqimisht e përkushtuar ndaj forcimit të konkurrueshmërisë së ekonomisë së Maqedonisë, përmirësimit të lidhjes me rajonin përmes modernizimit dhe hapjes së pikave të reja kufitare për të cilat po punojmë me përkushtim, si dhe zbatimit të sistemeve të reja të avancuara teknologjike të komunikimit. Kjo agjendë reformuese, ndaj së cilës jemi shumë të përkushtuar, është kyçe për ndërtimin e një shoqërie rezistente dhe për integrimin e përshpejtuar në BE.
Ky ishte mesazhi kyç nga fjalimi i drejtorit të Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski, në konferencën e dytë të nivelit të lartë të drejtorëve të përgjithshëm të drejtorive doganore të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së, e cila u mbajt në Tiranë e titulluar "Partneriteti i Drejtorisë Doganore për një Evropë të Lidhur - Forcimi i bashkëpunimit doganor për një lidhje më të mirë".
Siç informojnë nga Drejtoria e Doganave, Nikollovski theksoi se është përgatitur Ligji i ri Doganor, i cili është plotësisht i harmonizuar me Ligjin Doganor të Unionit dhe pritet të miratohet gjatë këtij viti. Paralelisht, me mbështetje të fuqishme nga BE-ja, dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, përfshirë Republikën e Koresë dhe Bankën Botërore, Drejtoria e Doganave po punon me përkushtim në zbatimin e projekteve me një vlerë të përgjithshme prej 24.4 milionë euro.
Rezultatet siç theksoi Nikollovski, tha se janë të dukshme, ku këtë viti nga janari deri në muajin maj janë paguar të ardhura në vlerë prej 847,6 milionë euro, që paraqet një rritje prej 4,8 për qind, ndërsa në të njëjtën periudhë janë evidentuar 203 raste të konfiskimeve, që përbën një rritje prej 100 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjithashtu, drejtori i Doganës theksoi veçanërisht edhe rezultatet në fushën e parandalimit të veprave penale, ku këtë vit Sektori për Kontroll dhe Hetime ka paraqitur 92 kallëzime penale kundër 52 persona juridikë dhe 177 persona fizikë, gjë që, siç tha ai, janë rezultate vërtet të jashtëzakonshme, veçanërisht në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ishin paraqitur vetëm 18 kallëzime penale.
Konferenca është nën organizim të Drejtorisë Doganore të Shqipërisë, si nikoqir i ngjarjes, së bashku me Agjencinë Doganore të Italisë, sekretariatin CEFTA, Projektin SEED + dhe Komuniteti i Transportit. qa/
Foto: Drejtoria Doganore