• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nikollovski: Të gjitha ndryshimet ligjore për digjitalizim do t’I parashtrohen Kuvendit deri në fund të gushtit

Nikollovski: Të gjitha ndryshimet ligjore për digjitalizim do t’I parashtrohen Kuvendit deri në fund të gushtit
Shkup, 13 korrik 2021 (MIA) – Të gjitha ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve të nevojshme për digjitalizim të proceseve do të jenë gati dhe do t’I parashtrohen Kuvendit deri në fund të gushtit, informoi në mbledhjen e sotme qeveritare zëvendëskryetari I Qeverisë, I angazhuar për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore, Ljupço Nikollovski. Grupi I formuar I punës I përbërë nga të gjitha institucionet kompetente, tashmë punon në përgatitjen e ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjeve të nevojshme për transformimin digjital. Plotësisht, siç informojnë nga kabineti I Nikollovskit, në mbledhjen e sotme qeveritare ishte sjellë vendim për formimin edhe të një grupi të punës I cili do të punojë në definimin dhe harmonizimin në pjesën e pajisjes që duhet ta sigurojnë institucionet për digjitalizim të proceseve. Nikollovski, siç informojnë nga kabineti I tij, në mbledhjen e sotme qeveritare para anëtarëve të Qeverisë e prezantoi shkallën e realizimit të masave nga Plani për luftë kundër korrupsionit. “Qeveria e miratoi Strategjinë për përforcim të kapaciteteve për udhëheqje të hetimeve financiare dhe konfiskim të pronës me Plan të aksionit të përgatitur nga Ministria e Punëve të Brendshme, Qëllimi themelor I kësaj strategjie është përforcimi I kapaciteteve të institucioneve nacionale si dhe I koordinimit të tyre në ndjekjen e qarkullimit të parave, si dhe zbulimin e mbulimit të mundshëm dhe bartjen e pronës së përfituar ilegalisht “, thuhet në kumtesë. Si pjesë e aktiviteteve të caktuara në Planin për luftë kundër korrupsionit, thuhet në kumtesë, pritet implementimi I tij të kontribuojë që hetimet penale të rezultojnë me konfiskim të pronës dhe dobisë pronësore, me çka do të përforcohet efikasiteti në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Nikollovski, në mbledhje, gjithashtu, informoi se paralelisht, institucionet I zbatojnë detyrimet për përgatitje të procedurave interne për furnizime publike, Programin vjetor antikorrupsion, emërimin e personit për paraqitje të brendshme. Me ndryshimet dhe plotësimet, theksojnë nga kabineti I Nikollovskit, është zgjeruar përfshirja e personave të cilët I nënshtrohen Kodit, përkatësisht krahas bartësve të funksioneve publike, këshilltarëve të cilët I emëron Kryetari I Qeverisë dhe këshilltarët e posaçëm në ministri, tani do të përfshihen edhe sekretarët dhe ndihmës sekretarët në Sekretariatet në Zyren e kryetarit të Qeverisë. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR