• e premte, 05 dhjetor 2025

Nikollovski: Problemi me Bullgarinë për hekurudhën ishte inxhinierik, dhe jo politik, me Karaxhov po dakordojmë edhe autostrada të reja dhe rrugë të shpejta

Nikollovski: Problemi me Bullgarinë për hekurudhën ishte inxhinierik, dhe jo politik, me Karaxhov po dakordojmë edhe autostrada të reja dhe rrugë të shpejta

Shkup, 12 nëntor 2025 (MIA) - Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski sonte në Top tema në televizionin Telma, duke folur për nënshkrimin e Marrëveshjes me Bullgarinë për hekurudhën për Korridorin 8, theksoi se problemi në thelb ishte më shumë inxhinierik, dhe jo politik.

Ministri sqaroi se ka pasur shumë emisione në Bullgari të cilat e kanë përhapur tezën se Nikollovski dhe minsitri bullgar i transportit dhe Lidhjeve, karaxhov kanë gënjyer lidhur me marrëveshjen. megjithatë, siç potencoi, gjërat duhet të shihen në mënyrë objektive.

"Nuk ia doli qëllimi i disa forcave të caktuara në Bullgari për ta kthyer një problem inxhinierik në një problem politik, tani kemi një marrëveshje konkrete dhe të fortë për ndërtimin e tunelit të përbashkët hekurudhor, dhe garantues për këtë janë Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja. Nuk ishte e lehtë as për Karaxhovin, dhe duhet t'i jepet mirënjohj për atë punë zëvendëskryeminsitrit bullgar dhe minsitrittë Transportit. Sepse strukturat serioze politike në jetën politike bullgare ishin kundër kësaj. Mendoj se ata në përgjithësi as nuk e dinë se çfarë është projekti, por janë kundër marrëdhënieve të mira dhe normalizimit të marrëdhënieve midis Maqedonisë dhe Bullgarisë", tha Nikoloski.

Ministri theksoi gjithashtu se qeveria franceze dhe ministri i tyre i Transportit dhe Komunikacionit luajtën një rol të rëndësishëm në përfundimin e marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Bullgarisë.

"Mendoj se ministri e kuptoi se ishte një problem inxhinierik, jo politik, dhe se politika duhet të hiqet. Dhe rekomandimi ishte të diskutoheshin vetëm temat që lidhen me funksionalitetin e projektit", shtoi Nikoloski.

Në takimin në Stamboll u prezantua projekti i Hekurudhave të Maqedonisë, me të cilin u gjet një zgjidhje.

"Unë e prezantova projektin të cilin Infrastruktura dhe Hekurudhat e Maqedonisë e ka përpiluar për të gjithë tunelin. Ata e shqyrtuan dhe e pranuan pas disa ditësh. Ata thanë se ishte realizuar në mënyrë të shkëlqyeshme. Mora përsipër detyrimin për të përshpejtuar punën në pjesën e dytë të segmentit hekurudhor. Kjo është pjesa që shkon nga Bellakoc në Kriva Pallankë. Ne kemi nisur Bellakoc-Kumanovë, në të cilën tashmë po punojmë. Dy tunele të tjera mbeten të pashpuara nga gjithsej 16 që do të jenë në atë rrugë, dhe kam marrë përsipër detyrimin për të tenderuar pjesën e tretë që hapet nga Palanka deri në kufi, domethënë deri te tuneli", sqaroi Nikolloski.

Ai e theksoi rëndësinë e projektit për NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat e kanë shënuar këtë korridor si strategjik dhe të sigurisë në këtë rajon.

"Ky korridor duhet të jetë një mënyrë për të furnizuar Ukrainën, duke marrë parasysh se udhëtimi me anije nga Burgasi në Odesë është shumë i shkurtë, dhe tjetri është hekurudhor dhe transport i lirë që do të përdoret në rindërtimin e Ukrainës ose, nëse lufta vazhdon, në aktivitete të mëtejshme për mbrojtjen e Ukrainës. Pra, pjesëmarrja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është gjithashtu shumë e rëndësishme", tha Nikoloski.

Zëvendëskryeministri foli edhe për projekte të tjera infrastrukturore për të cilat u dakordua me zëvendëskryeministrin bullgar Karaxhov, ndërkaq që do të fillojnë të zbatohen së shpejti.

"Ajo që është gjithashtu e rëndësishme është se ramë dakord për dy gjëra të tjera me Karaxhovin. Së pari, ata do të fillojnë ndërtimin e një autostrade dhe një autostrade për në Deve Bair, gjë që po ndodh për herë të parë në historinë e marrëdhënieve midis dy vendeve. Dhe së dyti, ju e dini që Maqedonia ka një pozicion të shkëlqyer gjeostrategjik, ku kryqëzohen dy korridore pan-evropiane, 8 dhe 10, dhe Korridori Struma kalon nëpër Bullgari. Ne ramë dakord të lidhim Korridorin 10 dhe Korridorin Struma, tha Nikoloski, duke shtuar se ky projekt do të nënkuptonte lidhjen me një autostradë nga Maqedonia përmes Smokvicës-Valandovës dhe Strumicës dhe Novo Selos, dhe do të financohej me fonde nga kredi dhe grante të lira, për të cilat tashmë ka interes nga Bashkimi Evropian dhe Banka evropiane e investimeve.

Maqedonia dhe Bullgaria përcaktuan aktivitetet dhe detyrimet e ndërsjella për ndërtimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar në Korridorin 8 me Marrëveshjen e nënshkruar më 6 nëntor nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski dhe homologu i tij bullgar, Grozdan Karaxhov, në stacionin hekurudhor të Gjueshevës.

Struktura financiare e projektit është mbi 1.4 miliardë euro. Nga këto, rreth 200 milionë euro janë fonde granti të pakthyeshme, ndërsa pjesa tjetër do të sigurohet përmes kredive nga Banka Evropiane e Investimeve, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe burime të tjera evropiane. Bullgaria, nga ana tjetër, do të investojë 1.2 miliardë euro - pjesa më e madhe për rindërtimin e linjës hekurudhore Sofje-Radomir-Pernik-Kjustendil-Gjueshevo dhe për ndërtimin e seksionit deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut, si dhe për ndërtimin e përbashkët të tunelit midis dy vendeve.

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR