• e enjte, 10 korrik 2025

Nikollovski: Pjesë të rrugës drejt Shën Naumit as që ishin prekur që nga koha e gjeneralit Karangellevski, kur është ndërtuar rruga

Nikollovski: Pjesë të rrugës drejt Shën Naumit as që ishin prekur që nga koha e gjeneralit Karangellevski, kur është ndërtuar rruga

Ohër, 13 qershor 2025 (MIA) - Me të vërtetë më vjen mirë që jemi tek Gjiri i eshtrave, muzeu më i vizituar në Maqedoni, i cili prej sot do të jetë më i kapshëm përmes një rruge të rikonstruuar. Veçanërisht më vjen mirë që kjo rrugë po realizohet. Kjo rrugë është jetësore për tërë bregun, për turizmin në përgjithësi. Ajo që më gëzon në veçanti është se po bëhet një rrugë moderne nëpër të cilën më lehtë dhe më shpejtë do të mund të arrijnë njerëzit të cilët jetojnë në këtë pjesë të liqenit, por gjithashtu edhe turistët të mund të komunikojnë më lehtë, deklaroi zëvendëskryeministri Aleksandar Nikollovski në inaugurimin solemn të drejtimit të rikonstruuar rrugor Ohër (Konjsko) -Shën Naum.

"Kjo rrugë nuk ishte rikonsttruuar, nuk ishte prekur në disa akse nga vitet kur është ndërtuar për herë të parë, kur në shtetin e mëparshëm praktikisht gjenerali (Vasko) Karangellevski ka depërtuar në këtë rrugë. Që atëherë, deri në rikonstruim, nuk ishte prekur pjesa më e madhe e rrugës. Ja tani e përunduar, e rikonstruuar dhe siç thashë, në mundësi të ndihmojë që turistët dhe banorët të komunikojnë më lehtë", vërejti zëvendëskryeministri Nikollovski.

"Para nesh kemi edhe shumë projekte të mëdha, kjo Qeveri është vetëpm 11 muaj. Qeveri e cila u përball me probleme të mëdha. Shtatë vite kishte shkatërrim në Maqedoni. Projektet infrastrukturore ishin ndërprerë tërësisht, siç ishte edhe ky projekt", potencoi Nikollovski.

Më tej shtoi:

"Tërësisht është ndërprerë, kishte probleme, nëse kishin të bëjnë me realizimin e projektit, nëse kishin të bëjnë me projektimine  keq, por hymë i zgjodhëm problemet", shtoi Nikollovski në deklaratë.

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR